Greqia forcon ushtrinë, anija e fuqishme “Kimon” valëvit flamurin në shërbim të forcave detare
Në një situatë të pazakontë globale, detyrimisht priten zhvillime nga më të çuditshmet.
Teksa edhe kishat në Angli janë përfshirë nga kriza e koronavirusit, tani e tutje dasmat do të realizohen me vetëm 5 persona. Pjesa tjetër, nëse dëshiron të jetë moralisht e pranishme, mund ta ndjekë ceremoninë nga Skype.
Sipas rregullave të kishës, të pranishëm do të jenë vetëm prifti, nusja, dhëndri dhe dy dëshmitarë.
“Numri i personave në kishë do të jetë i kufizuar, të afërmit ose miqtë e familjes mund ta ndjekin ceremoninë përmes platformave të tilla si Skype”, u tha nga autoritetet kishtare.
“Përveç nuses dhe dhëndërit, distanca fizike duhet të respektohet sa është e mundur”, u shprehën ata.
“Prifti nuk ka pse prek unazat për t’i bekuar ata, as nuk duhet të prekë duart e çiftit si pjesë e një lutje ose bekimi, kështu që është e mundur që shërbimi të vazhdojë me parime të kufizuara”, u tha më tej.
Top Channel