Shkencëtarët australianë thonë se kanë arritur të detajojnë mënyrën sesi e lufton sistemi imunitar i njeriut coronavirusin.
Janë katër lloje të qelizave të këtij sistemi që i përgjigjen sipas tyre Covid-19 . Studimi i botuar në revistën Nature Medicine, tregon se njerëzit po shërohen nga virusi i ri njësoj si nga gripi. Izolimi që bëjnë qelizat e sistemit imunitar të prodhuara nga trupi teksa lufton virusin mund të ndihmojë sipas ekspertëve, edhe në gjetjen e kurës për këtë sëmundje.
“Ky konstatim është i rëndësishëm sepse për herë të parë, ne po shohim saktësisht se si e lufton sistemi imunitar virusin e ri,” tha profesoresha Catherine Kegierska, një nga autorët e studimit të kryer në Institutin Peter Doerti të Melburnit. Kjo është hera e parë që hulumtimi ka identifikuar katër lloje qelizash që sulmojnë Covid 19.
Ato u vëzhguan më së pari tek një person që kishte simptoma të buta dhe asnjë problem tjetër të mëparshëm shëndetësor. Më pas, u ekzaminua dhe situata e një pacienteje 47 vjecare nga Wuhani, e cila u pranua në një spital në Australi ku u shërua brenda 14 ditëve.
Profesoresha Kadyerska shpjegoi për BBC se ekipi i saj kontrolloi reagimin imunitar të kësja pacienteje, dhe panë se tre ditë përpara se ajo të përmirësohej, në gjakun e saj u diktuan qelizat specifike.
Top Channel