27/11 21:44
Forumi Ekonomik Mbar-shqiptar nëpërmjet një letër publike dërguar kryeministrave të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, kanë propozuar disa masa mbi situatën e krijuar pas paraqitjes së rasteve me koronavirus.
Forumi ka thënë se në këto momente biznesi në rajon është duke notuar në ujëra të panjohura dhe janë të papërgatitur për të përballur pasojat financiare që vijnë si rezultat i kufizimeve.
Ky forum ka inkurajuar qeverinë e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut që të hartojnë një plan ekonomik ku do të përfshiheshin një varg masash në mënyrë që të minimizohen efektet negative mbi ekonominë në rajon.
Top Channel