Bukuroshja konkurente në ‘Miss Hitleri’ dënohet për anëtarësi në grup terrorist

19/03/2020 21:29

Pjesmarrësja në konkursin e bukurisë ‘Miss Hitleri’, Alice Cutter dhe ish-i dashuri i saj Mark Jones janë dënuar dje për anëtarësi në grupin e djathtë të shpallur terrorist në Britani, ‘National Action’ teksa gjyqtari i përshkroi si “fanatikë” neo-Nazistë të një organizate që “adhuronte urrejtjen”.

Prokurori Barnaby Jameson tha se grupi kishte “një admirim të përbashkët për Hitlerin dhe arkitektët e tjerë të Holokaustit” si dhe ndante një paragjykim racor patologjik.

Konkurentja e bukurisë Cutter mohonte se kishte qenë pjesë e grupit, pasi ai ishte shpallur ‘terrorist’ nga qeveria britanike në 2016.

Por provat tregonin se Cutter kishte shkëmbyer qindra mesazhe dhe kishte marrë pjesë në dhjetra takime me anëtarë të tjerë të organizatës pas përshkrmit zyrtar.

Edhe Jones, ish-anëtari partisë radikale britanike, u dënua si anëtar i organiatës terroriste nga gjykata e Birmingham.
Çifti raportohej se ishin ndarë gjatë sencave gjyqësore por u përqafuan para se të çoheshin në qeli.

Gjykatësi tha: “Ata kanë hyrë në botën neo-Naziste të ‘Xhihadit të Bardhë’. Po flasim këtu për një grup të fshehtë neo-nazistësh radikalë, që nuk ndalonin nga asgjë për arritjen e objektivave të tyre të terrorit deh supremacisë së të bardhëve.”

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA