Vetëm pak orë pasi kryeministri Boris Johnson i kërkoi njerëzve të rrinin në shtëpi e të shmangin kontaktet sociale për 12 javë, rrugët e Londrës ishin boshatisur.

Britanikët që mbrëmjeve vazhdonin festat, duket e kanë marrë seriozisht paralajmërimin e shefit të ekzekutivit. Johnson tha se koronavirusi është tani në një fazë përhapjeje të shpejtë në Mbretërinë e Bashkuar, dhe se shtrirja më e madhe është në kryeqytet. Ai e bëri të qartë se është koha për veprime radikale, për të ndaluar siç deklaroi “mbingarkimin e sistemit shëndetësor”.

Të gjithë duhet të shmangin kontaktet që nuk janë absolutisht të nevojshme, sipas Johnson. Kryeministri britanik e pranoi se situata mund të zgjasë për tre muaj, e mbase edhe më gjatë, dhe tha se e kupton qe “ po i kërkon shumë njerëzve të durojnë kaq”.

“E di që këto masa janë drakoniane, por ato shpëtojnë jetë”, u shpreh Johnson duke shtuar se nuk beson që ka pasur ndonjëherë diçka të tillë në kohë paqeje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA