Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të enjte Shkon në tre numri i viktimave nga aksidenti i rëndë rrugor i ndodhur në aksin Drashovicë–Kotë mbrëmjen e kaluar.
Fillimisht, humbi jetën në vend drejtuesit e automjeteve ,”Mercedes Benz”, Adi Alushaj 30 vjeç, si dhe 40 vjeçari Esat Brahimaj, i cili ndodhej në automjetin tip “Ford”. Më pas, si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital edhe pasagjeri tjetër në automjetin “Ford”, 40-vjeçari Andrea Begaj.
Sipas të dhënave paraprake nga policia, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë e automjetit tip “Ford”, i cili ka kaluar në krahun e kundërt të rrugës dhe është përplasur me automjetin “Mercedes Benz”. Dyshohet gjithashtu se drejtuesi i mjetit “Ford”, Esat Brahimaj, ka qenë shkaktari kryesor i aksidentit.
Ndër faktorët që mund të kenë ndikuar në ngjarje, policia përmend edhe mungesën e ndriçimit në këtë segment rrugor. Për te nxjerr trupat nga makinat e përplasura është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve pas i kanë mbetur të bllokuar nga deformimi i makinave.
Lexo edhe: Aksident i rëndë në Vlorë, humbin jetën dy drejtues mjetesh
Top Channel