Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të enjte E reja e djeshme në protestën e dhunshme të PD ishin flamujt gjermanë.
Megjithatë selia diplomatike e Berlinit këtu në Tiranë, u shpreh me nota të forta kritike për përsëritjen e dhunës dhe përdorimin e molotovëve element bashkëshoqërues në këto protesta.
“Ambasada Gjermane dënon dhunën e papranueshme në kuadër të demonstratave të djeshme. Protestat politike dhe e drejta për të demonstruar janë të drejta themelore në çdo shoqëri demokratike. Por ato nuk mund të përligjin asnjëherë dhunën ndaj personave apo objekteve. Ne kërkojmë prej përfaqësuesve të partive politike përgjegjëse të distancohen në mënyrë të paekuivoke nga dhuna”, thekson ambasada.
Pas qëndrimit të ambasadës Gjermane reagoi edhe senatori socialist Erion Brace.
“Po lexoj që dekori i zjarrit paska qenë me flamuj gjerman. Po gjermanët qenkan kundër dhe ashpër madje lexojeni Gjermaninë. Dhe lexojeni gjithmonë, jo veç për zjarrin”, tha Braçe.
Taulant Balla kreu grupit parlamentar socialist tha se “ndërsa anëtarët e Parlamentit Europian apo të Bundestagut gjerman bëjnë thirrje se “protestat e dhunshme s’kanë vend në demokraci”, Partia Demokratike i hedh molotovët me flamujt e BE dhe gjermanë në duar.
Top Channel