Pas konfirmimit me koronavirus të një çifti në fshatin Mbers, Bashkia e Roskovecit bëri thirrje ditën e djeshme që të gjithë banorët të izoloheshin.

Korrespondeti i Top Channel-it bën me dijeni se bashkia ka njoftuar edhe autoritete si ISHP dhe Policia e Shtetit për të mundësuar karantinimin e të gjithë fshatit.

Dy postblloqe policie janë vendosur nëë hyrje-daljet e fshatit Mbers duke bllokuar lëvizjen e banorëve. Sipas bashkisë Roskovec mësohet se lëvizin vetëm mjetet e autorizuara për furnizimet bazë ushqimore të fshatit dhe këto nën kontroll të rreptë të policisë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA