“Me Gjestin kemi shumë projekte”, Gimbo për “Shqipëria Live” në Prishtinë, optimist për ndeshjen Kosovë-Turqi: Do fitojmë me rezultatin 2-1 31/03 14:34
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar të hënën Përparim Kryeziun, zëdhënës të Qeverisë.
Në njoftimin e qeverisë thuhet se Kryeziu “për gati tre vjet ka qenë anëtar i shoqërisë civile. Në dy vitet e fundit ka qenë pjesëmarrës aktiv në diskutime publike mbi Dialogun Kosovë-Serbi nëpërmjet punimeve dhe analizave të shkruara”.
Qeveria e re e Kosovës e dalur nga zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar është votuar nga Kuvendi i Kosovës, më 3 shkurt 2020.
Arton Demhasaj nga Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet – Çohu, i tha Radios Evropa e Lirë, në fund të muajit shkurt se është vonuar procesi i funksionalizimin e plotë të qeverisë.
Top Channel