Një ujk me masë gjigande është vrarë më në fund kësaj jave pas një fushate terrori ndaj një komuniteti të Rusisë jugore.
Banorët thonë se bisha kishte shkaktuar frikë në fshatin e qetë të Alexandrovka para se të vritej nga një gjuetar.
Egërsira ishte pikasur më së fundi pranë varrezës së fshatit dhe ishte qëlluar për vdekje në zonën Blagoveshchensky të repubikës juglindore ruse Bashkortostan.
Në fotot e shpërndara tregohet që një burrë i gjatë mezi e mban bishën e madhe në dëborë, teksa pozon për një foto me kufomën.
Ai tha se ujku ishte një rrezik serioz për njerëzit dhe kafshët e tjera.
Më shumë se njëzet lopë, janë masakruar nga ujqit në një sulm të vetëm makabër muajin e kaluar në Bashkortostan.
Gjuatari lokal Igor Baranov tha: “Ky vit ka qenë mjaft i vështirë, Duket sikur ujqit na kanëmundur.”
Nq Rusi ka rreth 30,000 ujq të egër edhe pse ata nuk ishin dukur prej kohësh nëzonat e banuara. Më parë këta predatorë gjuheshin me helikopterë në Siberia, por praktika u ndalua prej aktivistëve të mbrojtjes së kafshëve.
14 vjeçarja Sonya Chernigova, u vra vitin e kaluar në republikën veriore ruse Komi nga një sulm i ujkut kur doli nga shtëia për të blerë diçka në dyqan.
Top Channel