Koronavirusi/ Vijon “shtet-rrethimi”, Elbasani i boshatisur edhe gjatë mbrëmjes

13/03/2020 20:36

Nga ora 06.00 e mëngjesit të së premtes, Shqipëria është kthyer në një “karantinë” në kuadër të masave të ndërmarra kundër koronavriusit.

Rrugët janë boshatisura,  ndërsa të vetmet mjete që lëvizin janë ato të autorizuarat dhe të konsumit të përditshëm. në Të gjithë akset kryesore janë vendosur efektivë të shumtë të policisë dhe forca të ushtrisë, për të kontrolluar nëse qytetarët që kanë dalë me automjete e tyre, gjë kjo që është e ndaluar të paktën deri të dielën në mesnatë.

Ndërkohë këtë mbrëmje në qytetin e Elbasanit vijon të mos ketë asnjë lëvizje automjetesh. Qytetarët kanë zbatuar rregullat e dhëna nga autoritetet duke qëndruar në shtëpi.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA