Lagjet e Tiranës kanë këtë pamje sot. Në mes të rrugës postbllok me policë. Në anën tjetër banorë, që bëjnë pazare duke blerë fruta, perime, ushqime.
Njerëz të paktë që qarkullojnë rrugëve dhe diku në një pallat, një pensionist i mbyllur në shtëpi, që po lexon një libër.
“Shumë të drejta janë këto masa. Nuk bëhen për qejf, por për të mirën tonë.
U takova më xhaxhanë, i thashë, mos u afro, qëndro larg 1 metër.
Çmimet janë rritur më nga 300, apo 500 lekë për frutat e perimet. Tregtarët po përfitojnë. Unë nuk kam para të blej shumë ushqime, se jemi pensionistë burrë e grua.
Na iku mendja, ca tërmeti në nëntor, dhe tani virusi, nuk dimë si do vejë kjo punë.
Kam blerë si zakonisht, pasi dyqanet dhe marketet janë të hapura. Raftet tek supermarketi i lagjes ishin boshatisur.
Pleqtë që duhet të ishin më te kujdesshëm, i respektojnë më pak rregullat, ndërsa neve na ka kapur frika”, shprehen qytetarët./ Juli Ristani/
Top Channel