Manchester United dhe Baseli hedhin një hap të sigurt drejt kualifikimit në fazën e çerekfinale të Europa Leagues. “Djajtë e Kuq” fituan 0-5 në fushën e LASK Linzit, ndërsa skuadra zvicërave, pjesë e së cilës është Taulant Xhaka, iu imponua 0-3 në transfertë Eintracht Frankfurtit.
United u tregua praktik në fushën e austriakëve, duke shënuar 5 herë me Ighalon (28’), James (58’), Juan Matan dhe në shtesë me Greenwood dhe Pereiran, për ta patur formalitet ndeshjen e kthimit në “Old Traford”.
Por nëse suksesi i skuadrës së Ole Gunnar Solskjaer ishte i pritshëm në Austri, Eintrachti i Frankfurtit mori një shuplakë në shtëpi nga Baseli, me Xhakën që luajti titullar dhe qëndroi gjatë gjithë ndeshjes në fushë. Campo zhbllokoi takimin në minutën e 27-të, ndërsa Bua i çoi shifrat në 0-2 në të 78-ën. Golin e “knockout”-it e realizoi Frey 5 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.
Takimi tjetër mes skuadrës turke Basaksehir dhe Copenhagenit u mbyll me fitoren minimale të vendësve falë golit të Viscas me 11-metërsh në fundin e sfidës. Gjithsesi, çështja e kualifikimit mbetet e hapur në takimin e kthimit.
Top Channel