Kurbin- Dy persona janë vënë në prangat e policisë së shtetit në kuadër të operacionit “Godull”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuar S. Z., 60 vjeç, lindur në Durrës dhe banues në Kurbin dhe R. S., 28 vjeç, banues në fshatin Thumanë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Godull”, Kurbin, në një ambient në pronësi të S. Z., gjetën dhe sekuestruan 613 kg lëndë narkotike, cannabis sativa, si dhe në një ambient tjetër, po në pronësi të këtij personi u gjet dhe një gomone.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së S. Z., është gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu dhe 13 fishekë.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin do trafikonin lëndën narkotike.
Këta persona do të përballen me akuzat për veprat penale “Trafikim i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”.
Top Channel