Gazetari i Top Channel Aleksandër Marku bëri një lidhje të drejtpërdrejtë nga Selaniku me Open në Top Channel ku tregoi të rejat më të fundit. Marku tregoi se numri i të infektuarve në vendin fqinj ka shkuar në 117.
Numri i të infektuarve ka shkuar në 117, 118. Nuk dihet akoma nëse është konfirmuar numri i 118. Disa prej këtyre persova po trajtohen nëspital, ndërsa pjesa më e madhe janë vetëkarantinuar- tha Marku.
A ka shqiptarë të infektuar?- e pyeti Eni Vasili.
Po ka shqiptar të infektuar. Janë 2 shqiptarë të infektuar. Por ka edhe një lajm të mirë që erdhi sot. I infektuari 0, një grua bashkë me djalin e saj 28 vjeçar kanë dal sot nga spitali pasi u shëruan. Ata ishin të shtruar në spital prej 2 javësh- tha gazetari.
Top Channel