Bashkia e Beratit vijon me dezinfektimin e qytetit, duke vazhduar me pastrimin e vendqëndrimeve të autobuzëve urban, bankomatet, tregut industrial, gjykatës, prokurorisë, hipotekës, aluizmit dhe zonave të tjera.

Drejtoria e Shërbimeve në Bashkinë e Beratit, në vijim të masave të marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, ka vijuar edhe sot dezinfektimin në të gjithë qytetin. Dezinfektimi ka filluar rreth orës 16:00 në vendqëndrimet e autobuzëve urban,në terminalin e qytetit,në bankomate, gjykatë, prokurori, polici, hipotekë, etj.

Çdo institucion i rëndësishëm shtetëror vendor,pas përfundimit të orarit zyrtar,u zaptua nga punonjësit e drejtorisë së shërbimeve,të cilët të veshur me pajisjet e nevojshme dhe me bombola në krah, kryen dezinfektojnë në çdo cep të këtyre godinave.

Sipas bashkisë Berat,në kuadër të masave parandaluese ndaj virusit COVID-19, puna për dezinfektimin do të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme ne institucionet e mbetura dhe më pas me kopshtet, çerdhet e shkollat që zyrtarisht janë të mbyllura prej 3-ditësh. Nënkryetari i bashkisë Berat, Polizoi Ikonomi, ka pohuar se, masat e marra nga bashkia e Beratit synojnë parandalimin e përhapjes së koronavirusit, për të cilin kërkohet gjithashtu bashkëpunimi i çdo qytetari për të ruajtur rregullat e higjienës dhe për të evituar grumbullimet.

Si në çdo qytet tjetër të Shqipërisë,edhe në bashkinë Berat është vendosur njoftimi për qytetarët,që të respektojnë këshillat e dhëna nga autoriteteve shëndetësore,që nga higjiena vetjake, maska dhe distanca me njerëzit dhe për çdo simptomë të ngjashme me ato të koronavirus të telefonojnë në 127.

Top Channel