Koronavirusi/ Spitali i Beratit merr masat, ndalohen familjarët në spitale

11/03/2020 15:42

Teksa është regjistruar viktima e parë në Shqipëri, spitali i Beratit ka marrë disa masa për parandalimin dhe mbrojtjen ndaj koronavirusit.

Pas konfirmimit të rastit të parë me koronavirus në nivel kombëtar, në drejtorinë e spitalit u bë mbledhje emergjente e këshillit tekniko-administrativ. Në këtë mbleshje ishin prezentë të gjithë shefat e shërbimeve klinike dhe sektorëve të administratës. U diskutua në lidhje me udhëzimet e ardhurave nga Ministria e Shëndetësisë si dhe zbatimi i tyre . Pas diskutimeve të ndryshme u arrit në përfundimet:

– Riorganizimi i punës dhe ndalimi i menjëhershëm i vizitave ambulatore në spital.

– Shpërndarja e protokolleve të miratuara për parandalimin/ trajtimin e pacienteve me koronavirus

– Ndalimi i vizitorëve/ familjarëve në spital dhe hyrja e tyre vetëm me autorizim të drejtorisë.

– Kërkesë drejtuar Njësisë Vendore për asistencë 24h/24h me qëllim diagnostikimin sa më të shpejtë të rasteve.

– Informimi i stafit për masat mbrojtëse dhe teknikën e duhur të larjeve të duarve.

– Riorganizimi i punës së shërbimit të rojeve.

– Kufizimi i shtrimeve dhe operacioneve të planifikuara.

– Rishikimi i planit të emergjencave civile

– Shpërndarja e broshurave informuese si dhe afishimi i rregulloreve në çdo shërbim

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA