Në territorin e Bashkisë së Shkodrës ka nisur dhe po vazhdon dezinfektimi i ambjenteve.

Sipas urdhrit të kryetares së Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, do të kryhet dezinfektimi i të gjitha institucioneve në varësi të qeverisjes vendore, institucioneve administrative, shkolla, kopshte e çerdhe, konvikte dhe qendra në territor.

Procedura shumë e rëndësishme e dezinfektimit, po kryhet sipas të gjitha standardeve profesionale, duke garantuar kështu efikasitet të plotë. Endri Haxhiraj, drejtues i procesit të dezinfektimit, thotë se puna do të vazhdojë pa ndërprerje në të gjitha institucionet sipas grafikut të përgatitur nga Bashkia e Shkodrës.

Top Channel