Gjendet pa shenja jete një 44-vjeçar në rrugën dytësore në Sukth
10/03/2020 14:51
Nga një informacion paraprak, policia e Durrësit bënë me dije se një person është gjendur i vdekur në afërsi të rrugës dytësore Fllakë-Sukth.
Shtetasi E.K., 44-vjeç është gjendur pa shenja jete rreth orës 13:15 në Fermë Sukth dhe nga kqyrja paraprake bëhet me dije se nuk janë konstatuar shenja dhune.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 10.03.2020, rreth orës 13:15, në Fermë Sukth, është gjetur i vdekur në afërsi të rrugës dytësore Fllakë-Sukth shtetasi E.K.,44 vjeç.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Top Channel