23/12 08:20
Në Kinë është shënuar për të dytën ditë numri më i ulët i rasteve të reja me Covid-19 që nga shpërthimi i virusit.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar vetëm 40 raste me koronavirus, 36 prej të cilëve ndodhen në Wuhan, epiqendra e përhapjes së virusit, ndërsa 4 personave të tjerë sapo ishin kryer nga Irani.
Megjithatë shumë zyrtarë bëjnë thirrje që të mos ulet vigjilenca ndaj epidemisë.
Agjencia e lajmeve Xinhua, raporton se aktualisht janë mbyllur 11 nga 16 spitalet e ndërtuara posaçërisht për të prekurit nga koronavirusi në Wuhan.
Dhe bëhet fjalë për qendrat e kurimit ku trajtoheshin pacientët e infektuar që kishin simptoma të lehta.
Top Channel