2500 sterlina për të nxjerrë kriminelët nga Anglia, Daily Mail infiltrohet brenda rrjetit të trafikantëve shqiptarë
Mënjehërë pas mbledhjes së qeverisë kanë bërë publike urdhërat që kufizojnë disa veprimtari si masë paraprake për ndalimin e epidemisë së koronavirusit
1 Urdhëri i parë është për mbylljen e shkollave për dy javë.
2 Mbyllja e ktiviteteve publike dhe jopublike të tilla si aktivitete sportive, aktivitete kulturore dhe konferenca deri më 3 Prill.
3 Anullimin e tubimeve massive në vendet të mbyllura apo të hapura si koncerte tubime dhe dëgjësa publike deri më 3 Prill
4 Në ambjentet e shërbimeve të urgjencës mjekësore në institucionet e kujdesit shëndetësor ndalohet hyrja e shoqëruesve dhe.ose familjarëve të pacientëve me përjashtim të rasteve kur një kërkesë e tillë vjen nga drejtoria spitalore
5 Në ambjentet e shërbimit spitalor ku janë duke marrë trajtim spitalor pacientët ndalohet hyrja e shoqëruesve dhe ose familjarëve të pacientëve me përjashtim të rasteve kur një kërkesë të tille vjen nga Drejtoria e Spitalit
6 Të gjithë shtetasit që hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe vijnë nga zonat e izoluara në Itali, të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore në ambientet e banesave të tyre si një masë parandaluese për mospërhapjen e infeksionit të shkaktuar nga COVID19
7 Strukturat shëndetësore të sigurojnë mbikqyrjen e vazhdueshme të të gjithë personave të identifikuar si persona që kanë hyrë në vendin tonë nga zona e izoluar në Itali.
8 Moszbatimi I këtij urdhëri nga personat që hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga zona të izoluara në Itali, është i dënueshëm sipas dispozitat e nenit 35 te ligjit 15/2016 për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infective. Ky ligj parashikon gjoba nga 10 mijë lekë deri në 100 milionë lekë.

9 Ndalimin e eksportit të barnave dhe pajisjeve mjekësore nga Republika e Shqipërisë deri në një urdhër të dytë
10 Eksporti i banrave dhe pajisjeve mjekësore do të kryhet vetëm me autorizim të posacëm të Ministrit të Shëndetësisë
11 Agjensia kombëtare e Barnave dhe pajisjeve mjekësore të ndërmarrë të gjitha veprimet në bashkëpunim me doganat.
Top Channel