“Udhëtoj çdo ditë në 6:30 me fugon për të shkuar në shkollë”/ Basha në Shkodër me prindër e fëmijë

07/03/2020 12:53

Në ditën e 7 Marsit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një bashkëbisedim me prindër dhe nxënës të shkollës 9-vjeçare “Shtjefën Maçi”, në Dajç të Shkodrës.

“Në Dajç me nxënës dhe prindër në shkollën 9-vjecare “Shtjefën Maçi” e cila ka mbyllur dyert këtë vit për shkak të largimit të shumë banorëve të kësaj zone nga Shqipëria. Trishtimi dhe vështirësitë e këtyre fëmijëve që udhëtojnë me orë të tëra përditë për të shkuar në shkollë, duhet të marrin fund. Ne do të garantojmë shkolla të hapura në çdo cep të Shqipërisë dhe me alternativën tonë për transformimin ekonomik të vendit, do t’i japim fund largimit masiv të shqiptarëve”, shkroi Basha në një postim në Facebook.


Prindërit treguan se fëmijët janë zhvendosur larg, në Dajç të ri ose në Shkodër për të ndjekur mësimet. Fëmijët i thanë Bashës se udhëtojnë çdo ditë me furgon në orën 6.30 për të shkuar në shkollë në Shkodër dhe kthehen pas orës 14.00, duke e bërë të mundimshëm rrugën për shkollë.

Shkolla në Dajç u mbyll këtë vit për shkak të pakësimit të numrit të fëmijëve pas largimit nga Shqipëria të nxënësve dhe familjeve të tyre.

“Do të bëj gjithçka që njerëzit të mos ikin as nga Dajçi, as nga Shkodra dhe për këtë më duhet ndihma e të gjithëve. Ne do të garantojmë shkolla të hapura në çdo cep të Shqipërisë dhe me alternativën tonë për transformimin ekonomik të vendit do t’i japim fund largimit masiv të shqiptarëve”, u shpreh Basha.

FOTO GALERI
2/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA