Proteina e parë e njohur jashtëtokësore është zbuluar së fundmi në një meteor të quajtur Acfer 086, i cili ra në tokë në Algjeri 30 vjet më parë, raportojnë studiuesit.
Proteina hemolithin përmban hekur dhe litium dhe sugjeron se themelet e jetës ekzistojnë në hapësirën e largët.
Meteorët që përmbajnë hemolithin mund të luajnë një rol në ‘mbjelljen e jetës; në planete të banueshme si toka, duke shpërndarë proteinën në sipërfaqet e tyre.
Hemolithina është një proteinë relativisht e vogël e përbërë nga amino-acidi glicinë dhe përqindje hekuri, litiumi e oksigjeni.
Megjithse veccmas elementët janë të njohura për shkencëtarët, kjo është hera e parë që shihen të kombinuara bashke.
‘Kjo është një molekulë e mirë kandidate për ndarjen e ujit,’ thotë autorja e studimit Julie McGeoch duke shtuar se përfaqëson burimin e parë të energjisë nga kimia drejt biokimisë, në planete të ngjashme me tokën.
Top Channel