Gjak kobrash, akrepa e merimanga për ushqim – pamje nga stërvitja ekstreme e marinsave amerikanë

02/03/2020 15:46

Stërvitja e përvitshme ushtarake “Cobra Gold” e marinsave të SHBA ka filluar në Tajlandë. Në këtë ngjarje të madhe marrin pjesë mijëra ushtarë amerikanë, që kanë për detyrë të mësojnë edhe ndajnë përvojat e tyre të mbijetesës në kushte ekstreme.

29 ushtri të shteteve tjera janë duke marrë pjesë në stërvitjen që konsiderohet më e madhja në Azi, ku ushtarët mësohen të mbijetojnë në xhungla.

Afro 4.500 ushtarët amerikanë po marrin pjesë në stërvitje, si në tokë, ajër ashtu dhe në det, përkrah tyre janë edhe ushtarët e Singaporit, Kinës, Japonisë, Indisë, Koresë së Jugut, Indonezisë dhe Malajzisë.

Prej 39 vitesh kjo stërvitje praktikohet dhe zgjat plotë 10 ditë, ku marinsat amerikanë ndajnë përvojat e tyre luftarake me kolegët nga ushtritë tjera të botës.

Aty mësohet të pinë gjakun e kobrës që ia këpusin kokën – që sipas ekspertëve ndihmon në dehidratim në rast se ka mungesë të ujit gjatë një misioni ushtarak në xhungël.

Fotografitë e publikuar më poshtë mund të jenë paksa të rënda për dikë, por aty shihen se si pinë gjakun e kobrave, mbajnë në dorë merimangat helmuese, akrepat dhe shumë gjallesa tjera të rrezikshme.

FOTO GALERI
2/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA