Burri mban peng thjeshtrën në tendën e ndyrë për 20 vjet dhe lind 9 fëmijë me të

29/02/2020 17:32

Në historinë e radhës së makabritetit nga SHBA, 65 vjecari Henri Piette ka marrë peng Rosalynn McGinnis në vitin 1997 kur po kthehej nga shkolla dhe u arratis drejt Meksikës, ku jetuan në një tendë të ndyrë për rreth 20 vjet dhe lindi nëntë fëmijë me të.

Ai mbajti si skllave seksi bijën e ish-të dashurës së tij deri sa ajo më në fund arriti të shpëtonte bashke më fëmijët.

Piette e çoi atë në Meksikë ku e detyroi të martohej me të duke i dhënë një unazë.

Rosalynn është tashmë 33 vjeçe dhe ka lindur nëntë fëmijë nga Piette duke jetuar në një tendë të pajetueshme dhe thotë se ishte objekt sulmesh të përditshme seksuale.

Vetëm në 2016 ajo arriti të arratisej bashkë me tëfëmijët dhe kërkoi ndihmë nga ambasada amerikane atje.

Më pas i tha policisë se abuzimi kishte nisur që kur ajo ishte 10 vjeçe dhe jetonte bashkë me mamanë dhe Piette në shtëpinë në SHBA.

Pasi e mori peng një vit më vonë Piette përdhunoo vazhdimisht Rosalynn si dhe abuzonte fizikisht e psikologjikisht me të.
Pas arrestit ai pretendon se marrdhënia ishte konsensuale dhe ishte ‘i martuar’ me të.

Teksa tregon historinë e saj, Rosalynn kujton momentin kur u arratis duke u ndihmuar nga një çift në supermarket.

“Ne ishim në një dyqan bashkë me grupin e fëmijëve. Një çift dalloi diferencën e madhe në moshë dhe duke parë fëmijët u bënë dyshues. Nuk kishim para për të paguar të gjitha sendet deh ata na ndihmuan. Më pas pyetën ku jetonim por Henri i mbante gjithmonë nejrëzit larg. Ata e panë që kishte diçka që nuk shkonte dhe vendosën të veprojnë”, thotë ajo duke shtuar se në një moment gruaja e gjeti vetëm dhe i tha: “Nëse dëshiron të largohesh unë do të të ndihmoj.”

Rosalynn thotë se u fryjmëzua nga fjalët e gruas dhe më pas i kërkoi një fqinji ndihmë për të kontaktuar autoritetet. Ajo shton se ka pësuar “çdo lloj abuzimi në duart” Piette.
Ajo shton se i trajtonte nëntë fëmijët e tyre “si kafshë” dhe nganjëherë kërcënonte se do i vriste.
Rosalynn lindi fëmijën e aprë në moshën 15 dghe abuzohej çdo ditë prej tij.
Ajo tashmë jeton me fëmijët në Missouri ndërsa Piette është burgosur përjetë.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel