25/12 23:46
Përmes një postimi në Twitter, Lulzim Basha shprehet se PD po ndjek seriozisht dhe me përgjegjësi situatën për marrjen e masave kundër përhapjes së koronavirus-it në vend.
“Grupe pune po kryejnë verifikime pranë qendrave shëndetësore, spitaleve & vendkalimeve kufitare, dhe gjendja nuk është siç e paraqet propaganda e qeverisë. Në pjesën më të madhe të qendrave mungojnë pajisjet mbrojtëse dhe spitalore”, shkruan kreu i PD-së.
Më tej vijon:
“Duhet URGJENT heqje dorë nga propaganda dhe përgatitje serioze për përballimin e situatës së mundshme të koronavirus-it që tashmë është i pranishëm në pothuajse të gjitha vendet fqinje me Shqipërinë.”
Top Channel