Foto/ Kapitenin hero! Hidhet nga trageti dhe shpëton të renë që po mbytej

27/02/2020 22:31

Kapiteni i një trageti është zhytur në 12 metra thellësi në një lum, për të shpëtuar një grua e cila ishte duke u mbytur. U Mynit Aye u largua nga kabina e kapitenit pasi një pasagjere rrëshqiti në ujë teksa ishte duke zbritur për në portin lumor Dala, në Myanmar.

Detari me përvojë, gjithashtu bëri të mundur të largojë tragetin larg vendit të ndalimit, për të mos rrezikuar në këtë mënyrë që të shtypte gruan. Kapiteni, së bashku me dy anëtarë të ekuipazhit ndihmuan që të nxirrnin shëndoshë e mirë gruan e identifikuar si Khin Chan Mya, 34 vjeç.

Operacioni u asistua dhe nga banorët vendas, të cilët i tërhoqën ata në tokë të thatë. Nga gjithë kjo ngjarje gruaja ishte e tronditur së tepërmi, por ishte ende vetëdijshme në momentin që u dërgua me urgjencë për në spitalin lokal. Ndërkaq, tre anëtarët e ekuipazhit përfshirë dhe kapitenin u nderuan nga zyrtarët e qytetit për këtë akt heroik.

“Në atë moment nuk mendova për ndonjë rrezik për jetën time. Unë u hodha me shpejtësi në ujë sepse dëshiroja që gruaja të ishte e sigurt. Unë jam plakur tashmë, ndaj edhe nëse vdisja nuk do të ishte ndonjë dramë e madhe, por në rastin e gruas po. Ajo duhet të ishte e gjallë”, u shpreh kapiteni.

Më tej ai shtoi se nuk e mbante mend numrin e personave që ka shpëtuar nga përmbytja gjatë karrierës së tij në det dhe për këtë gjë ndihet krenar.

“Jam shumë krenar për veten time që kam shpëtuar kaq shumë njerëzve jetën”.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel