Qeni largohet nga shtëpia dhe “deklaron veten të humbur në polici”

26/02/2020 09:47

Një qen në Teksas vrapoi rreth 1.5 km larg shtëpisë në mes të natës dhe përfundoi duke paralajmëruar policët për “humbjen e tij”.

Efektivët e Departamentit të Policisë në Odessa mbetën të mahnitur kur qeni i racës “Pastor Gjerman” Chico u paraqit pranë zyrave të tyre. Fatmirësisht policët gjetën një top tenisi dhe ia dhuruan qenit që të luante dhe ta priste më me qetësi këtë humbje. Pronari i Chico nuk ishte në dijeni që qeni i tij i dashur ishte larguar nga shtëpia pasi ishte në gjumë.

Me ndihmën e kontrollit të kafshëve ata mundën ta gjenin pronarin e quajtur Edward Alvaro. Rreshteri Rusty Martin u shpreh në Facebook:

“Ne të gjithë ishim të ngazëlluar që ai erdhi në godinën tonë. Kemi pasur një top tenisi në magazinë dhe ia hodhën që ai të luante pak. Të gjithë e donim shumë. Qenit iu dha shumë dashuri”, u shpreh rreshteri.

I zoti i Chicho Edward mësoi për këtë histori vetëm pas njoftimit të nipit të tij, i cili kishte parë fotografitë e kafshës në rrJEte sociale. Nga ana tjetër, policia nuk mund ta linte me kaq këtë histori qesharake dhe e vazhdoi më shumë fabulën në Facebook.

“Ne menduam se ai dëshironte të aplikonte për një vend pune te ne. Chico është gjithmonë i mirëpritur për të na vizituar”.

Ndërkaq Edward tha se ka prerë biletat që së bashku me bashkëshorten të zhvillojnë një tur nëpër botë, por pas kësaj historie kurrsesi nuk mund ta lejoj Chicon që të qëndrojë vetëm në shtëpi.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA