Në ankth nga koronavirusi/ Psikiatrit: Paniku, më i dëmshëm edhe se vetë virusi

25/02/2020 16:12

Njerëzit këto ditë janë mbërthyer nga frika e “virusit kurorë” ose siç njihet ndryshe Koronavirusi. Kur iu referohen streseve të momentit psikiatrët bëjnë këtë renditje.

“Një shqiptar është i stresuar nga tërmeti, nga stina e pranverës që nxjerr në pah ankthin dhe nga Koronavirusi, që vetëm e ka rënduar gjendjen e tij mendore. Kjo gjë e bën ankthin shumë të kudogjendur sot për sot.” tha Arjana Reli.

Eshtë e papritura që e çon njeriun ne ankth. Ideja nëse ky virus do ta sulmojë trupin dhe si do ta përballojë këtë lloj sulmi bën që të ngrihet niveli i frikës.

Gati janë dyfishuar vizitat këto kohë, në lidhje me ankthin, nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.” tha më tej Reli.

Virusi është një rrezik i padukshëm dhe psikologjikisht njeriu ndikohet nga gjërat e padukshme dhe që nuk i parandalon dot. Njeriu fillon dhe ekzagjeron rrezikun, ndërkohë që ai është minimal.

“Nuk është nevoja të përhapet ky panik në popullatë për një infeksion viral që është mëse i zakonshëm, që janë marrë gjithë masat për ta parandaluar dhe që kurohet. Kjo gjë nisi në Kinë dhe faktikisht numri i vdekjeve në Kinë, në raport me popullsinë është i papërfillshëm. Mua më duket si virus në mendjen njerëzore i gjeneruar edhe nga media.” shtoi Arjana Reli.

Jeta e shëndetshme, aktivitet sportiv, shmangie e ambienteve të mbyllura dhe ushqime me shumë vitamina rekomandohet në këtë periudhë. Po më ankthin si t’ja bëjmë?

“Së pari të ndërgjegjësohemi për nivelin e rrezikut. Të gjithë të kuptojmë, që është një virus si gjithë të tjerët dhe nëse e shikon të tillë ke reduktuar nivelin tënd të ankthit. Nëse merr edhe masat mbrojtëse, kjo të siguron edhe njëherë tjetër. E gjithë kjo kombinuar me një jetë të shëndetshme.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA