Ministria e Shëndetësisë, me anë të një mesazhi të shpërndarë për mediat ka dhënë 10 këshillat se si të mbrohemi nga koronavirusi që po përhapet në masë në Itali dhe në vendet e tjera në Evropë.
1. Lani shpesh duart.
2. Mos prekni me duar sytë, gojën dhe hundën.
3. Mbuloni gojën dhe hundën kur teshtini.
4. Shmangni kontaktin e afërt me persona të prekur nga infeksionet respiratore akute.
5. Mos merrni antibiotikë, përveç rasteve kur përshkruhet nga mjeku.
6. Pastroni sipërfaqet me dezinfektantë me bazë klori ose alkooli.
7. Përdorni maskë vetëm nëse dyshoni se jeni sëmurë ose ndihmini njerëz të sëmurë.
8. Produktet “Made in China” ose pakot që vijnë nga Kina nuk janë të rrezikshme.
9. Kafshët shtëpiake nuk e përhapin koronavirusin e ri.
10. Kontaktoni numrin e urgjencës kombëtare 127 në rast se keni më pak se 14 ditë që jeni kthyer nga një nga vendet e prekura dhe keni shenja sëmundje.
Ndërkohë në Itali numri i të prekurve nga koronavirusi është rritur ndjeshëm, por ka edhe nga ata raste që po e marrin veten kundër kësaj sëmundje. Në Shqipëri deri më tani janë kontrolluar raste të dyshuar por fatmirësisht nuk kanë rezultuar pozitiv.
Top Channel