Edhe Spanja në ‘alert’/ Një italian i prekur nga koronavirusi në një hotel, qindra të tjerë kontrollohen…

25/02/2020 10:34

Spanjë- Një person i konfirmuar pozitiv i prekur nga koronavirusi ka bërë që Spanja të mprehë vigjilencën duke kontrolluar qindra turistë në një hotel në Tenerife ku u raportua edhe person i infektuar.

Sipas gazetës El Pais të Spanjës, zyrtarët shëndetësorë po kryejnë testime në zonë turistike në Adeje,  vend ky i njohur si një nga më të vizituarit nga pushuesit britanikë.

Kontrollet kanë ardhur pasi një turist italian u shtrua në spitalin e ishullit, pasi ishte i prekur nga Koronavirusi.  Në Spanjë deri më tani ishin raportuar dy raste të prekurish nga virusi vdekjeprurës, ndërsa tani pritet që numri të shtohet pas kryerjes së analizave në qindra persona të dyshuar.

FOTO GALERI
9/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA