Dëmtimi i kishës nga tërmeti/ Laç, strehohen banorë pa shtëpi
21/02/2020 12:20
Kisha 100-vjeçare e Shën Mëhillit në qytetin e Laçit nuk shpëtoi pa dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit, por edhe tërmeteve të tjerë pasues.
At Sokol Pepushaj thotë se kisha ka pësuar dëmtime në pjesën e themeleve, plasaritje në mure, por lëkundjet rrëzuan edhe kryqin, i cili ishte i vendosur në çatinë e kishës.
Nga verifikimet e bëra është cilësuar si e rrezikshme, por dëmet nuk janë vlerësuar zyrtarisht. Kjo kishë edhe pse e dëmtuar vetë nga tërmeti, në oborrin e saj strehon shumë familje që janë prekur nga fatkeqësia.
Top Channel