Mijëra pasagjerë të kroçerave të bllokuar në Gjirin Persik, personazhe të njohur rrëfejnë tmerrin në Dubai pas përshkallëzimit të konfliktit
Koronavirusi është virus më përhapur në shumë vende të botës këto muajt e fundit, duke marrë mijëra jetë njerëzit në Kinë dhe në disa vende të tjera të botës.
Kohët e fundit hakerët po e shfrytëzojnë koronavirusin që të vjedhin të dhëna personale, paratë nga llogaritë bankare dhe të dëmtojnë kompjuterët me viruse. Këtë po e realizojnë duke dërguar e-maile flasë në emër të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ose të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Në e-maile, hakerët pretendojnë se japin informacione se si mund të mbroheni nga ky koronavirusi duke i ofruar përdoruesve një link për të klikuar.
Në momentin kur klikoni kompjuteri juaj është me virus. E-maili duket sikur po vjen vërtetë nga agjencitë shtetërore për shkak të prapashtesave në adresën e email-it që përdorin hakerët.
Mirëpo, ekspertët thonë se ka mundësi për të dalluar këto e-maile false. Ata lusin njerëzit që të shikojnë për gabime drejtshkrimore, të mos japin të dhëna personale ose edhe ato që kanë lidhje me llogaritë bankare. Në rast se e hetoni se keni rënë pre e një mashtrimi pasi keni dhënë ndonjë fjalëkalim, atëherë ndryshoni menjëherë atë.
Top Channel