Një vit më parë, ky shesh ishte vatra e protestave opozitare të cilat jo pak herë u shoqëruan me dhunë. 16 shkurti do pasohej nga një seri aktesh ekstreme, të cilat kulmuan me djegien e mandateve dhe bojkotimin e zgjedhjeve lokale.

Një vit më pas opozita nuk është më në këmbë, por e ulur ne tryezën e dialogut. Krahas përpjekjeve të opozitës për ta rrezuar, Edi Rama vijon i patrazuar punën në zyrën e tij, Parlamenti funksionon edhe me 122 deputet, zgjedhjet e parakohshme nuk janë në planet e socialistëve, ndërsa demokratët qeverinë kujdestare tashmë e kërkojnë përmes instrumenteve ligjore dhe jo në rrugë.

“Nga njëra anë, djegia e mandateve dhe bojkotimi i zgjedhjeve si rrjedhojë e kësaj, i shërbeu Lulzim Bashës për dy gjëra. I shërbeu për të treguar natyrën e vërtetë të regjimit te Edi Ramës dhe në këtë pikëpamje mund të quhet një sukses. Nga ana tjetër mënyra sesi këtë sukses po e përdor opozita dhe Lulzim Basha duke u ulur prapë në tryeze për të biseduar me Edi Ramën, është djegie e kauzës qe nisën një vit me pare”, tha Andi Bushati.

“ Nga pikëpamja politike zoti Basha ka kuptuar se radikalizimi te protesta kulmi i së cilës ka arritur ne 30 qershor ka dështuar dhe po kërkon një rrugë alternative, pra te rifutet ne tryezën e dialogun duke zbutur tonet, por duke krijuar edhe një përçarje brenda partisë se ne po dëgjojmë se zoti Berisha vijon te beje thirrje për protestë dhe dhunë dhe pjesa tjetër, pra zoti Basha që ka lidershipin zyrtar të paktën bën thirrje për paqe, bisedime dhe natyrisht për zgjedhjet e parakohshme edhe pse rrethanat nuk janë te parashikuar”, tha Carlo Bolino.

Nëse një vit më parë Lulzim Bashën e shihnim në rrugë mes protestuesve tashmë ai është prapë në rrugë, me një komunikim krejt të ri.

“ Aksionin e ditëve te fundit te lulzim Bashes për t’u hequr me shume si qytetar sesa politikan dhe për të nisur një fushatë parazgjedhore pa pasur një fushatë të tillë e shoh si formë propagandistike për t’i mbushur mendjen njerëzve te vet, militanteve te PD-së dhe të opozitës që zgjedhjet e parakohshme janë afër. Ndërkohë që nga mazhoranca nuk ka asnjë sinjal që janë te gatshëm që te pranojë zgjedhjet e parakohshme. Pra është me shume një lëvizje më shume propagandistike sesa një lëvizje që mund të shohim në fund një produkt”, tha Andi Bushati.

“ Problemi është marrëdhënia qe ka me bazën dhe besueshmërie. PD është një force radikale dhe që historikisht është e lindur nga revolucioni dhe bazë kërkon hakmarrjeje politike dhe ky fjalor i qetë dhe i zbutur që të kujton Bashën e viteve të para kur u shfaq në politike i buzëqeshur nuk pajtohet me atë pjese shumice e PD që kërkon më shumë tension me protesta dhe pushtetin me çdo kusht”, u shpreh Bolino.

Zgjedhjet kurdo dhe sido qofshin të parakohshme apo normale do jenë testi më i fortë për kryedemokratin. Për analistët ato lidhen pashmangshmërisht me fatin politik të Lulzim Bashës.

“ Lulzim Basha se ka më luksin të futet në zgjedhje që dihet se do vidhen dhe të thotë pas zgjedhjeve se mua zgjedhjet mi vodhën. PD dhe opozita duhet të futen në zgjedhje vetëm në një rast të pamundur kur zgjedhjet do të jenë të lira dhe të ndershme. Por ta dish që nuk do të jenë të tilla dhe të futesh në zgjedhje dhe të bërtasësh pastaj se zgjedhjet mi hodhën është një strategji pakuptim”.

“ Për mendimin zoti Basha ka fituar kohë deri më tani, nuk arrin të bëj një përllogaritje brenda për brenda PD, dhe natyrisht ka frikë kur të vijë momenti i zgjedhjeve. Vitin tjetër nuk diskutohet do ketë zgjedhje normale, pasi nuk mendoj se do ketë zgjedhje të parakohshme, ai pastaj është momenti që zoti Basha do bëjë llogaritë me PD . Nëse arrin dhe fiton apo jo. Nëse nuk fiton eksperienca politike e zotit Basha do mbarojë”, u shpreh Bolino.

Top Channel