Në 2018 biznesi në Shqipëri qarkulloi 17.8 miliardë euro. Instituti i statistikave ka realizuar Anketën Strukturore të Ndërmarrjeve, ku ka rezultuar se në total shitjet vjetore të bizneseve në vendin tonë janë rritur me 7% në krahasim me një vit më parë.

Sipas INSTAT kontributin më të madh në rritjen e shitjeve e kanë dhënë prodhuesit e të mirave. Kurse peshën më të madhe të shitjeve e zuri sektori i tregtisë me 45.2 përqind të totalit dhe sektori i ndërtimit me 11.7%.

Struktura e ekonomisë shqiptare nuk ka pësuar ndryshime ne 2018 dhe shërbimet dominuan me mbi 66% të shitjeve totale.
Investimet e realizuara arritën vlerën ne gati 2 miliard euro, me rritje vjetore prej 2,8 %. Ndërkohë numri i bizneseve aktive një ulje me 0,2 %, ndërsa numri gjithsej i të punësuarve u rrit me 4,6 %, krahasuar me vitin 2017.

1300 biznese që kanë më shumë se 50 të punësuar realizojnë gati gjysmën e xhiros në ekonomi me 48.5%. Nga ana tjetër bizneset me 1-4 të punësuar përbënë 87,5 % të ndërmarrjeve gjithsej. Në këto ndërmarrje u punësuan 29,4 % të të punësuarve gjithsej dhe realizuan 11,5 % të shitjeve neto.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA