Kompania evropiane e pronave, Kleindienst, po punon për një projekt unik ku kombinohet luksi me mbrojtjen e natyrës.
Një mega-projekt i quajtur “Zemra e Evropës”, po merr jetë mbi tetë ishuj, pjesë e ishujve të botës, arqipelagun artificial që ndodhet vetëm 4 km larg bregdetit të Dubait.
Ai synon të jetë një destinacion luksoz, me rrugë ku klima kontrollohet dhe 13 hotele, përfshirë edhe një hotel ekskluziv, me vetëm një dhomë.
Secili nga ishujt e Kleindienst, ka emrin e një vendi evropian. Një prej tyre është i rrethuar nga shtëpi lundruese, të quajtura kuajdeti. Çdo shtëpi ka tre kate dhe shtrihet në 370 metra katror.
Por, një “uau” e zgjatur habie dhe mahnitjeje del ndërsa zbret të shohësh katin më të poshtëm, që ndodhet nën ujë, pasi mund të shohësh jetën marine nga dhoma e gjumit apo tualeti.
Secila shtëpi ka një platformë nënujore ku biologët marinë po rrisin një barrierë të re koralore. Kjo barrierë do të jetë një habitat për jetën marine të rajonit. Fillimisht për peshqit e vegjël, ky ekosistem ka si qëllim të tërheqë edhe specie më të mëdha e madje edhe peshkaqenë. Rreth 100 mijë korale do të rriten përmes një procesi të quajtur fragmentarizim, ku një koral i vetëm, ndahet në korale të vogla. Kjo përshpejton procesin e rritjes natyrale.
Në 2017, një verë ekstremisht e nxehtë, dëmtoi 70 për qind të koraleve në Emiratet e Bashkuara Arabe. Programi i jetës marine i Zemrës së Evropës, synon të kthejë në jetë ujërat përreth.
Top Channel