“Ata nuk të duan atje, duhet të tërhiqesh”, Trump kërkesë Netanyahut: Largo trupat izraelite nga Siria dhe Libani
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë dobësuar ndjeshëm kapacitetet ushtarake të Iranit, duke argumentuar se Teherani ishte ai që nisi përshkallëzimin e konfliktit.
Duke folur nga Zyra Ovale gjatë një konference për shtyp me rastin e vizitës së kryeministrit irakian, Ali Al-Zaidi, Trump tha se operacionet ushtarake amerikane kanë dëmtuar rëndë aftësitë ushtarake të Iranit.
“Unë besoj se ajo që i kemi bërë Iranit është se i kemi hequr pothuajse të gjitha kapacitetet e tij ushtarake”, u shpreh presidenti amerikan.
Trump tha se administrata e tij kishte kërkuar fillimisht një zgjidhje diplomatike.
“Doja t’u jepja atyre një shans për të arritur një marrëveshje. Por ata sulmuan të parët. Ishte një gabim i madh të godisnin të parët, sepse ne u kundërpërgjigjëm pa mëshirë. Ata janë njerëz shumë të vështirë”, deklaroi Trump.
President Trump on Iran:
They shot first. And that was a big mistake — that they shot first — because we have been knocking the hell out of them, they’re very difficult people. pic.twitter.com/RN23ZHmvhy
— World Source News (@Worldsource24) July 14, 2026
Gjatë konferencës, Trump komentoi edhe vendimin e tij për të hequr dorë nga plani për vendosjen e një tarife prej 20% mbi ngarkesat që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.
Presidenti amerikan tha se nuk beson se duhet të vendosen tarifa për kalimin në këtë korridor strategjik detar.
“Askush nuk duhet të vendosë tarifa tranziti për lundrimin në Ngushticën e Hormuzit”, tha presidenti amerikan.
Sipas Trump, ai ndryshoi qëndrim pasi u kontaktua nga liderë të vendeve të Gjirit, të cilët propozuan një alternativë të bazuar në investime.
“Ata na thanë: ‘Ne do të preferonim ta bënim ndryshe. Do të donim të investonim në Shtetet e Bashkuara me miliarda e miliarda dollarë'”, tregoi Trump.
Në përfundim, presidenti amerikan theksoi se nuk është mbështetës i vendosjes së tarifave.
“Nuk më pëlqen ideja e vendosjes së një tarife”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Top Channel