Guardiola kërkon ndihmën e Toni Nadal për të motivuar lojtarët

19/02/2020 15:53

Manchester City nuk po kalon një moment aspak të mirë, pas përjashtimit nga kompeticionet europiane për dy sezone, dështimit për të mbrojtur titullin kampion dhe frikës për një eksod të lojtarëve në verë, bashkë me teknikun Guardiola.

Në prag të përballjeve të rëndësishme me Realin e Madridit në Ligën e Kampionëve, trajneri spanjoll ka garantuar se do të respektojë kontratën me “citizens”, por njëkohësisht ka kërkuar ndihmën e Toni Nadal, për të përmirësuar gjendjen psikologjike të futbollistëve të tij.

Ky i fundit është xhaxhai dhe njëkohësisht ish trajneri i tenistit të madh spanjoll Rafael Nadal, dhe aktualisht punon si motivator kryesisht në fushën e sportit, ndërsa burimet kanë konfirmuar se pak ditë më parë ishte vizitor në qendrën e City Football Academy.

Pep Guardiola i kushton një rëndësi mjaft të madhe përgatitjes psikologjike të futbollistëve të tij edhe në kohë normale, pasi lojtarët e City-t kanë bashkëbiseduar shpesh me motivatorë të ndryshëm, ndërsa tani kjo bëhet edhe më e rëndësishme, pasi situata është vërtetë e zymtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA