Një efektive policie vrau me armë zjarri dy prindërit, dy vëllezërit dhe më pas qëlloi për vdekje veten e saj- kjo është ngjarja e rëndë që tronditi pasditen e kësaj të marte qytetin e Gjilanit në Kosovë.

Mësohet se autorja e kësaj tragjedie është 45-vjeçarja Valdete Bllaca, e cila në kushte të rënduara psikologjike ka qëlluar mbi familjarët e saj duke i lënë të vdekur në vend. Nga informacionet paraprake, bëhet me dijeni se gruaja kishte humbur vendin e punës për shkak të problemeve që kishte shfaqur sa i takon shëndetit mendor.

Po kështu është zbuluar identiteti i dy prindërve, babai Zeqir Bllaca  70 vjeç, Hanife Bllaca 66 vjeç, ndërsa vëllezërit Blerim Bllaca 43 vjeç dhe Fisnik Bllaca 34 vjeç.

“Valdetja ishte degraduar nga pozita, të cilën e mbante për shkak të paqëndrueshmërisë psikike”, shprehen ndër të tjera burime nga policia e Kosovës.

Fillimisht, gruaja dyshohet se ka vrarë dy prindërit, dy vëllezërit dhe pastaj ka kryer vetëvrasje.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 13h, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje. Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan”, ka njoftuar Prokuroria.

Në komunikatë theksohet se në vendin e ngjarjes janë policia, prokurori i rastit si dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimave.

“Edjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë”, ka njoftuar Prokuroria.

 

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA