LIVE/ Një javë luftë në Lindjen e Mesme, forcat amerikane fundosin transportuesen iraniane të dronëve. Izraeli godet 26 herë Bejrutin. Trump: Pas Iranit e ka radhën Kuba
Stuhia Denis ka shkaktuar tre viktima në Britaninë e Madhe ndërsa qindra persona kanë mbetur të plagosur. Sipas raportimeve të mediave angleze, viktima i tretë është një burrë 60 vjeç i cili u gjet duke pluskuar mbi një lum.
Stuhia ka shkaktuar dëme të mëdha materiale ndërsa ka bllokuar dhjetra rrugë duke paralizuar qarkullimin. Rreth 50 mijë udhëtarë janë prekur nga pezullimi i fluturimeve dhe lundrimeve.
Stuhia Denis është konsideruar si post- stuhia e Kiarës, ku në disa rajone ajo është shfaqur në formën e borës dhe erërave të forta kurse në rajonet qendrore dhe jugore në formën e shirave të rrëmbyeshëm.
Stuhia Dennis është vlerësuar si një nga pesë ciklonet më të forta në Oqeanin Atlantik këtë sezon.
Top Channel