Barcelona iu bashkua Realit të Madridit në vendin e parë në kampionatin spanjoll të futbollit pas fitores 2-1 ndaj Getafes.
Në ndeshjen ku sytë e mijëra tifozëve shqiptarë ishin drejtuar duke shpresuar në debutimin e pritshëm të Rei Manajt, një dëmtim prishi skenarët.
Zhordi Alba vuajti një dëmtim muskular duke lënë fushën mes lotëve, ndërsa me të gjitha gjasat mbrojtësi spanjoll nuk do të mund të jetë oprezent as në Ligën e kampioneve ndaj Napolit, në 25 Shkurt në stadiumin San Paolo. Ndërkohë ekipi katalanas pasi kaloi frikën e golit të anuluar të Niom, shënoi me Grizman dhe Serxhi Roberton duke krijuar një avantazh komod.
Getafe ngushtoi diferencën me një kthesë të bukur fluturimthi nga Angel, por vetëm kaq pasi suksesi nuk u cënua. Rei Manaj u detyrua të presë me ankth për 90 minuta nëse trajneri Setien do ti besonte sadopak lojë në debutim, por dëmtimet prishën skemat duke shtyrë për një tjetër datë, aktivizimin e shqiptarit. Sot në mbrëmje në orën 21:00 Reali i Madridit pret Selta Vigon në stadiumin Santiago Bernabeu, dhe një sukses potencial e distancon sërish 3 pikë nga Barcelona.
Top Channel