Fotografi i famshëm kanadez Brant Bady, me fotografitë e tij na dërgon në Alaskë me një mision të vetëm, të kapë momente thuajse “perfekte” të arinjve polar. Fotografi njihet si një person që udhëton shumë dhe këtë herë vendosi që Alaska të jetë destinacioni i tij i radhës.
Pas disa muajsh kërkime për të gjetur vendin ideal për të aplikuar artin e tij, ai më në fund vendosi për të fotografuar arinj polar në detin Beaufort. Në këtë vend mbeti i shokuar nga veprimet e kryera nga arinjtë dhe këlyshët e tyre.
Fotografi u shpreh:
“Pas disa studimeve gjeta një vend të përshtatshëm në detin Beaufort në Alaska, ku arinjtë polar varen përreth disa shkëmbinjve për të pritur gjahun e tyre. Për t’i fotografuar ata duhet të jesh pak larg në distancë dhe ne përdorëm anije të vogla për të realizuar fotot. Këlyshët në veçanti ishin shumë aktivë dhe shpesh luanin dhe përpiqeshin të argëtoheshin me gjithçka që ishte në dispozicion. Shkopinjtë, copa akulli, copa leshteriku dhe madje një pjesë e eshtrave ishin disa nga lojërat e tyre. Një pasdite u trajtuam kur shikonim një këlysh “të lodhur” me nënë e tij, ai i puthte kokën, i kafshonte veshin, kafshonte qafën. Megjithatë mamaja ishte e jazakonisht e duruar dhe i duronte të gjitha tekat e të voglit të saj” u shpreh fotografi.
Top Channel