NATO i beson Shqipërisë organizimin e Ministerialit të Mbrojtjes , duke vlerësuar kështu rolin që vendi ynë ka si faktor stabiliteti në rajon.

Kjo do të jetë hera e pare që një ministerial i mbrojtjes organizohet në Ballkanin Perëndimor, pasi prej më shumë se 10 vjetësh takimet janë zhvilluar vetëm në Belgjikë.

Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s miratuan në mbledhjen e Këshillit të Atlantikut në Bruksel propozimin e ministres së Mbrojtjes, OltaXhaçka, që Ministeriali i Mbrojtjes, në 17 dhe 18 Qershor të këtij viti të mbahet në Tiranë.

“Vendimi i Aleancës për t’u takuar në Shqipëri është jo vetëm vlerësim maksimal për sigurinë që vendi ynë përcjell si një aleat i denjë, por edhe një mesazh i fortë i NATO për vëmendjen e saj ndaj Ballkanit Perëndimor e rolit të forte që Shqipëria luan sif actor stabiliteti në rajon”, tha ministrja në përfundim të Ministerialit tëMbrojtjes, mbajtur në Bruksel në 12 dhe 13 Shkurt.

Por, sipas ministres Xhaçka, “takimi i rëndësishëm që pritet të mbahet në Qershor është njëherësh edhe përgjegjësi për t’u përfaqësuar sic duhet në eventin më të madh që pas anëtarësimit tone në NATO, 11 vjet më parë. Është një sipërmarrje që krahas koordinimit mes të gjitha institucioneve do të tregojë edhe seriozitetin tone për të qenë për 48 orë kryeqendra e mbrojtjes dhe sigurisë në botë”.

 

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA