Aksident në Librazhd/ Makinat lëviznin në korsinë e pahapur, një pasagjere mbetet e bllokuar në mjet

11/07/2026 22:41

Një aksident i pazakontë është regjistruar këtë mbrëmje pas përplasjes së dy mjeteve në njërën nga korsitë ende të pahapura të korridorit  të 8 në afërsi të fshatit Mirakë në Librazhd.

Ende nuk është e qartë sesi dy mjetet e përfshira në aksident lëviznin në korsinë e pahapur ende nga autoritetet.

Si pasojë e aksidentit një pasagjere ka mbetur e bllokuar në mjet, ndaj është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses.

Fatmirësisht gruaja dhe personat e tjerë që udhëtonin në dy mjetet paraqiten në gjendje të mirë.

Sakaq policia ka nisur hetimin mbi rrethanat e ngjarjes.

Top Channel