Këshilli i Ministrave përmes shtatë vendimeve shpalli zonat për zhvillim, ku do të ndërtohen godinat e reja për akomodim të të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.

Këto shtatë zona janë përcaktuar në  bashkitë e Durrësit, Kavajës, Krujë, Lezhë dhe Vorës.

Miratimit të këtyre zonave i ka paraprirë një studim përmes të cilit janë hartuar hartat përkatëse. Vendimet e qeverisë, parashikojnë se njësi zbatuese e ndërtimeve, do të jetë  Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Të shtata vendimet ngarkojnë Fondin Shqiptar të Zhvillimit për ndërtimin e banesave të reja ose të ndërtesave publike të dëmtuara krahas ndërtimit dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA