“Pritini flokët djalit ose do ta përjashtojmë”/ Shkolla fillore, ultimatum prindërve

14/02/2020 10:09

Një shkollë fillore i ka dhënë ultimatum një familjeje nga ishujt Cook, pasi ata refuzuan t’i pritnin flokët djalit të tyre 5-vjeçar, me argumentin se kjo gjë është një traditë kulturore e tyre.

Nëna e pesë vjeçarit Wendy Taniela, u shpreh se Kolegji Australian i Krishterë Moreton, në jug-lindje të Queensland, u ka dërguar një letër duke pretenduar se me këtë kërkesë, pra duke i prerë flokët djalit, i përmbahen rregullores së shkollës.

Familja ka vite që planifikon një ceremoni tradicionale të prerjes së flokëve në ditëlindjen e shtatë të djalit, dhe në këtë ditë kishin menduar të ftonin më shumë se 100 të afërm të tyre.

“Ai duhet të ndryshojë stilin dhe gjatësinë e flokëve sa më shpejt, dhe nëse ai nuk e bën këtë gjë do të përjashtohet nga kolegji”, tha nëna e djalit se shkruhej në letër.

Në traditën e ishujve Cook, prerja e flokëve për herë të parë të një djali është një rit kalimtar, megjithatë ka një moshë të caktuar se kur duhet të bëhet ceremonia.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA