Në studion e Shqipëria Live në ekranin e Top Channel, u zhvillua një debat mes dy vajzave të cilat punojnë si striptiste përballë një paneli “moralistësh”.

Vajzat e quajnë punë, si çdo profesion tjetër kërcimin që ato bëjnë, ndërsa të ftuarit këmbëngulën për të kundërtën.

Agimi Baçi i ftuar në studio replikoi: Për kërcim njerëzit shkojnë në balet, kur shkoj të klubi , tani atje shkohet për tjetër qëllim, jo vetëm për kërcim.

Njëra nga vajzat iu përgjigj: “tjetër gjë bëjmë ne , tjetër është kërcimi klasik, pastaj ky është kërcim i zhveshur. Tani njerëzit zgjedhin vetë ku do shkojnë.

Miron Çako, teolog u shpreh: ky është qëllimi, që provokon ndjenja seksuale, tani për veshjen. Veshja është dinjitet te njeriu, dhe kjo na dallon nga kafshët. Unë nuk e kam personale e kam si koncept.

“ Do ketë devijanca patjetër, ne nuk jemi për të bërë moral, por në fund ajo se ato cka bëjnë nuk është e dinjitetshme. Ato nxiten nga aspekti financiar”, vazhdoi debati nga paneli.

Ndërkohë që njëra nga vajzat u përgjigj: Unë jam në punë aty. Sa për punën e të brensdhsme, ka plot që dalin si ne edhe ato klasike. Cfarë dmth kjo, që ato po shesin trupin”.

të pyetura se çfarë i lejohet klientit ato thanë: Tani klienti lejohet të shikojë, të japë bakshishe, jo të na prekë.
Në punën që ne bëjmë duhet të jesh e lirë dhe ka të bëjë pamja, duhet të jesh mbi 18. Gocat janë në universitet shumica.

Ndërkohë Albatros Rexha i pyeti për raportin me jetën private.

“Fakti që ne punojmë si striptiste s’do të thotë që nuk kemi jetë personale. Ata janë mendjehapur”, tha vajza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA