Kryeministri Albin Kurti pranon letër urimi nga Sekretari i Shtetit Pompeo dhe Ambasadori Kosnett

13/02/2020 11:19

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pranoi letër urimi nga Sekretari i Shtetit të ShBA-së, Michael Pompeo, si dhe nga Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

Në letrën e Sekretarit të Departamentit të Shtetit i përcillet urimi popullit të Kosovës për zgjedhjet e suksesshme dhe demokratike, si dhe mirëpritet formimi i Qeverisë së Kosovës, duke shpresuar në bashkëpunimin e ngushtë për arritjen e qëllimeve të përbashkëta, siç janë sundimi i ligjit e normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.

Ndërkaq Ambasadori Kosnett ka uruar Kryeministrin Kurti në zgjedhjen e tij në pozitën e kryeministrit, duke ofruar marrëdhënie edhe më të ngushta në mes të Kosovës dhe ShBA-së, në zhvillimin e paqes dhe prosperitetit në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA