Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga policia në Durrës.
Një prej tyre, M.A.,24 vjeç, banues në Fushë-Krujë, me datë 12.02.2020, në Fushë-Krujë,Tapizë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekje, këmbësorin shtetasin H.S.,74 vjeç, banues në Kukës.
Ndërsa A.K., 23 vjeç, banues në Shën Vlash,Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Volswagen”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin I.Gj.,54 vjeç, banues në Shën Vlash, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Njoftim/ Durrës
Arrestohen në flagrancë dy drejtues mjetesh.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit:
M.A.,24 vjeç, banues në Fushë-Krujë, sepse me datë 12.02.2020, në Fushë-Krujë,Tapizë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekje, këmbësorin shtetasin H.S.,74 vjeç, banues në Kukës.
A.K., 23 vjeç, banues në Shën Vlash,Durrës, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Volswagen”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin I.Gj.,54 vjeç, banues në Shën Vlash, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”
Top Channel