Një 26 vjeçare, banore e Tetovës së Maqedonisë Veriore, e ka bráktisur foshnjën e saj në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ajo po pretendon se foshnjën e ka me një mashkull rreth 27 vjet më të vjetër se ajo, pra me një 54 vjeçar. Foshnja, sipas saj, është e një lidhjeje jashtëmartesore. Në deklaratën e saj dhënë mjekëve, ajo thotë se foshnjën po e bráktis me qëllimin qe t’ia falë dikujt.
Lajmin se kjo grua e ka br aktisur foshnjën e ka konfirmuar për Express drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismaili.
Ai ka deklaruar se gruaja po thotë se nuk e do foshnjën. Mirëpo për këtë rast është njoftuar Policia e Kosovës. Kjo e fundit në këto momente gjendet në Gjinekologjinë e QKUK ‘së duke e intervistuar gruan në fjalë.
“Rasti është i dy shimtë. E kam njoftuar policinë dhe po merret me rastin. Bëhet fjalë për një grua me vit të lindjes 1993”, i tha Ismaili Expressit.
Ndërkohë gjendja shëndetësore e foshnjës është e mirë. Ajo gjendet pranë Klinikës së Neonatologjisë te rastet e kujdesit social.
Detaje për foshnjën ka dhënë drejtori i Klinikës së Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci.
“Foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore. Po trajtohet tek ne në repartin e e rasteve sociale”, ka deklaruar Gojnovci.
Ndërkohë Expressi shpejt do t’ju sjellë detaje të reja për këtë rast.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA